Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu e cila vije nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka dalur në mbështetje të Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit nga takimi në Bruksel që është mbajtur gjatë ditës.
Sahatçiu ka shkruar se o tash, o kurrë dëshmohet dashuria ndaj shtetit.
“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë”, ka shkruar ajo.
Por znj. Sahatçiu është kritikuar dhe sulmuar nga zyrtarë dhe aktivistë të PDK-së në profilin e saj në twiter shkruan KosovaNews. Ish deputetja e PDK-së dhe zyrtarja e kësaj partie Besa Ismajli i ka replikuar znj. Sahatçiu duke i thënë se “o tash o kurrë përveq në kengen e Elvis Prislit, që është gjë e bukur, gjithmonë ka qenë lajthitës përhumbës dhe i dëmshmë për shoqëritë dhe shtetet”

Ndërsa një aktivistë tjetër i PDK-së e ka pyetur kryetarin e PDK-së Membli Krasniqi: si votues i PDK-së du me ditë a jemi na në mbështetje të Albinit kundër SHBA e BE? Nënkryetarja e Komunës po na e thotë qeto “
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Donjeta Sahatçiu u ka dalur në mbështetje udhëheqësve të vendit në vendimet e tyre për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës.
