KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nëna mohon përfshirjen e të birit në çështjen e financimit të terrorizmit: 19 mijë frangat e gjetura në çizme janë të miat
Siguri

Nëna mohon përfshirjen e të birit në çështjen e financimit të terrorizmit: 19 mijë frangat e gjetura në çizme janë të miat

Kosova News
Kosova News 23:58 -17/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në procesin gjyqësor ndaj Nehrudin Skenderit, i akuzuar për terrorizëm, dëshmitarja Amella Skenderi dëshmoi se paratë e gjetura në banesën e saj janë të saj dhe të bashkëshortit, duke mohuar çdo lidhje të të birit me to.

Ajo deklaroi se kishte fshehur 19 mijë franga dhe 20 mijë euro në çizmet e saj, për të cilat tha se janë kursime personale.

“Dëshiroj të theksoj se shumën prej 39 mijë euro, si dhe të tjera, janë paratë e mia personale. Nehrudini nuk ka asnjë lidhje me to,” tha Skenderi në sallën e gjyqit.

Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim për Nehrudin Skenderin, për sa i përket konfiskimit të mjeteve financiare, me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) që pretendon se këto para janë përdorur për financimin e veprave terroriste.

Gjatë dëshmisë së saj, Skenderi tha se punon si profesoreshë në Kuvajt dhe se burri i saj është imam në një xhami atje, duke shtuar se të ardhurat nga punët e tyre kanë mundësuar krijimin e pasurisë së sekuestruar.

Prokurori Bekim Kodraliu e pyeti dëshmitaren nëse kishte ndonjë dokument që vërteton se shumën prej 39 mijë euro e kishte marrë dhuratë nga babai i saj.

Ajo u përgjigj se nuk kishte nevojë për dokumente për një dhuratë të tillë, duke përmendur parimet fetare islame.

Në fund të dëshmisë, Skenderi shprehu frikë për sigurinë e djalit të saj, por jo për veten, dhe u shpreh e trishtuar për situatën.

“Unë si person fetar nuk guxoj të gënjej. Këto janë rregullat e mia, dhe ju si gjykatë keni rregullat tuaja. Unë kam deklaruar si një qytetare e Kosovës që respekton ligjin,” përfundoi ajo.

Në këtë rast, përveç Nehrudin Skenderit, janë të akuzuar edhe Ardijan Gjuraj, Ergim Syla dhe Mentor Bellaqa, të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 17/09/2024 17/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?