Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në Teksas, pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati në më pak se orë për shkak të një stuhie. 25 të rinj janë në kërkim. Ata ishin në mesin e 750 vajzave që ishin në një kamp jashtë qytetit të Kerrville, ndërsa një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi po vazhdon.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa qarqe. Presidenti amerikan Donald Trump e quajti tragjedinë “tronditëse” dhe “të tmerrshme”, teksa Shtëpia e Bardhë premtoi ndihmë shtesë.
Nënguvernatori i Teksasit Dan Patrick thab se brenda 45 minutash, lumi Guadalupe u ngrit gati 8 metra nga niveli dhe se ishte një përmbytje shkatërruese, duke marrë prona dhe fatkeqësisht jetë.
Zyrtarët thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit, që përfshijnë helikopterë, dronë dhe varka, do të vazhdojnë derisa të gjenden të gjithë.
Zyrtari më i lartë i qarkut Kerr, gjykatësi Rob Kelly, u pyet gjatë një konference shtypi se pse kampet përgjatë lumit Guadalupe nuk u evakuuan paraprakisht.
“Ne nuk e dinim se kjo përmbytje po vinte. Jini të sigurt, askush nuk e dinte se ky lloj përmbytjeje po vinte,” tha Kelly. Vlerësimet ishin deri në 20 cm shi.