KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit
Botë

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit

Kosova News
Kosova News 09:18 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, të marten varrosen 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Në mëngjes, familjet e tyre bënë nderimet e fundit.

Bëhet fjalë për kufoma jo të plota që u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit.

Mes tyre janë katër të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Pas kësaj ceremonie mortore të këtij viti, numri i viktimave të gjenocidit të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit do të jetë 6,752.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se një total prej 700 vjetësh burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë.

Në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, 11 korriku është shpallur ditë zie.

Në nivel shtetëror nuk u arrit marrëveshja për shpalljen e kësaj dite si ditë zie, sepse në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministrat nga entiteti Republikës Sërpska ishin kundër.

Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan REL.

Mediat në territorin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me ditën e zisë.

Gjithashtu lexoni:

Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Merkel: Fitorja e AfD-së tronditje për Gjermaninë

TAGGED: Srebrenica
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?