KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Në Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 08:02 -03/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje ka dëshmuar dëshmitarja Stamena Jeliq. Dëshmitarja e ZPS-së Stamena Jeliq ka dëshmuar përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.

Dëshmitarja e 94-t e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kur u pyet për një deklaratë të dhënë kohë më parë për MUP-in serb, e mohoi ta ketë dhënë atë deklaratë.

Po ashtu këtë javë gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t’u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen. Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 1 nëntor të këtij viti.

ZPS-ja shprehu synimin e saj për të thjeshtëzuar dëshminë e të paktën 7 dëshmitarëve, duke i kthyer potencialisht disa prej tyre në deklarata me shkrim ose duke përjashtuar të tjerët fare. Gjithashtu, palët biseduan për përshpejtimin e procedurave dhe diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

Trupi gjykues ka shpallur edhe orarin e modifikuar të seancës së planifikuar më 21 tetor, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 03/10/2024 03/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?