Në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, nxënësit e një klase të parë janë mbledhur në oborr dhe po pritet të mbajnë mësim.
Mësuesja e kësaj klase Elena Stublla në grup në “Viber” kishte ftuar prindërit që t’i sjellin fëmijët në shkollë sipas orarit. Ajo nuk i është bashkuar grevës së thirrur nga BSPK-ja.
Edhe nëpër disa shkolla tjera në Prishtinë ka pasur mospajtime mes mësimdhënësve sa i përket grevës. Madje në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, mësimi po mbahet sipas planit. Drejtori i shkollës Flamur Bujupi ka thënë se vendimi ka qenë vullnet i mësimdhënësve.
Lexo edhe: