Në prag të festive të fundvitit, ekspertët e FSK-së për mjetet e pashpërthyera do të mbajnë ligjërata vetëdijësuese për rrzikun e përdorimit e mjeteve piroteknike para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulta në mbarë vendin, transmeton KosovaNews.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook.
Postimi i Plotë:
Vetëdijësimi i nxënësve tanë për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike është ndër aktivitetet më të rëndësishme në prag të festave të fundvitit.
Ekspertët tanë për mjetet e pashpërthyera, si në çdo vit vazhdojnë realizimin e ligjëratave vetëdijësuese për përdorimin e mjeteve piroteknike para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulta në mbarë vendin.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbi çdo detyrë ka mbrojtjen e jetërave të qytetarëve të vendit pa dallim.
Fishekzjarrët argëtojnë por edhe lëndojnë!
Kujdesuni për veten dhe të tjerët!






