Faza e testimit të rekrutëve të rinj për pranim në Ushtrinë e Kosovës do të fillojë në muajin mars, ndërsa parashihet që të zgjasë deri në fund të muajit qershor 2023.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se faza testuese do të bëhet këtyre muajve, për shkak se gjatë kësaj periudhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e angazhuar në realizimin e ushtrimit fushor “Defender ’23”.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës nga 15 dhjetori 2022 e ka hapur konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaNews.



