Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Prizren, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas votimit, Haskuka ka ndarë një mesazh drejtuar qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor. Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për përgjegjësi qytetare.

“Ditë e bukur për përgjegjësi qytetare. Ne votuam. Dil dhe voto edhe ti!”, ka shkruar Haskuka.
Procesi i votimit po zhvillohet në të gjithë vendin, ndërsa përfaqësues të subjekteve politike po u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.


