KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Kosovë brenda gjashtë muajve shënohen mbi 1 mijë raste të reja me kancer
Shëndetësi

Në Kosovë brenda gjashtë muajve shënohen mbi 1 mijë raste të reja me kancer

Kosova News
Kosova News 10:58 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbi një mijë raste të reja me kancer janë identifikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje kështu për 5 për qind të pacientëve të prekur me këtë sëmundje malinje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Sipas drejtorit të Klinikës, Ilir Kurtishi, kanceri i gjirit vazhdon të dominojë, me mbi 200 gra dhe një burrë që janë diagnostikuar në stade të ndryshme të sëmundjes.

Kurtishi në një intervistë ka thënë se pas kancerit të gjirit, më i shprehur është ai mushkërive, me të cilin brenda gjashtë muajve janë diagnostikuar rreth 170 pacientë të gjinisë mashkullore.

“Në bazë të dhënave që ne i kemi momentale dhe të cilat i kemi në përpunim e sipër, del që për këto gjashtë muaj gati të kemi një numër përafërsisht të njëjtë si vitin e kaluar, meqenëse këto dy muajt e fundit kemi pak më pak dhe ndoshta pak më shumë se vitin e kaluar. Pra, rreth 1 mijë, 1 mijë e 50 raste të reja të identifikuar me kancer të llojeve të ndryshme … Kemi një rritje pak më të lehtë, ndoshta për pesë për qind. Këtë vit ka qenë vetëm një rast me kancer të gjirit mashkull”, ka theksuar Kurtishi.

Kurtishi thekson se fluksi i madh i pacientëve në këtë klinikë rrit nevojën për shtimin e numrit të infermierëve. Ai thotë institucionet përkatëse janë njoftuara me kohë për këto nevoja, për çka ka thënë se shpreson që sa më shpejtë të shtohet stafi.

“Numri i madh i pacientëve që e frekuentojnë klinikën bën që puna të jetë shumë e lodhshme, me sfidë dhe të ketë një ndikim shumë të madh edhe në organizimin e krejt kësaj procedure. Gjatë gjashtë mujorit të parë kemi pasur 3 infermierë të cilët kanë migruar në botën e jashtme dhe kanë liruar vendet e tyre të punës. dhe këtë muaj, muajin korrik edhe dy të tjerë do të vazhdojnë jetën e tyre diku tjetër dhe ne me kohë e kemi lajmëruar QKUK-në dhe SHSKUK-në për nevojat tona…A janë zëvendësuar 3 infermierët? Nga atëherë jo, meqenëse nuk ka pasur konkurs…Ne në klinikë kemi 24 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe kemi 13 teknikë të radioterapisë”, ka theksuar Kurtishi.

Ndërkaq, për furnizimin me barna, ai ka theksuar se posedojnë mbi 90 për qind të barnave. Ai ka thënë se edhe pesë lloje të barnave që janë në listë esenciale, për të cilat kanë pritur për disa muaj, veçse janë siguruar.

“Me barna esenciale qëndrojmë shumë mirë. Ne kemi mbi 90 për qind të barnave të listës esenciale, ndoshta edhe më shumë. Me ardhjen e disa barnave që janë tenderuar nga SH-ja, barna të cilat i kemi pritur disa muaj e që nuk kanë pasur autorizim marketingu, 5 nga ta veç kanë arritur”, ka deklaruar Kurtishi.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

Dosja e prokurorisë: I dyshuari për spiunazh dërgonte informacione të BIA-s për pjesëmarrësit në Siri

Policia me aksion në Prishtinë, sekuestrohen drogë, armë dhe aparate të lojërave të fatit – arrestohet një i dyshuar

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?