Një reagim i fortë dhe emocional ka ardhur nga gazetari Alban Begolli, i cili përmes një postimi publik ka mbrojtur sulmuesin e Kosovës, , pas kritikave të fundit ndaj tij.
Begolli e ka cilësuar Muriqin si një figurë të rrallë të përkushtimit dhe sakrificës, duke rikujtuar rrugëtimin e tij të vështirë drejt suksesit.
Në reagimin e tij, gazetari shprehet se emocionet e shfaqura nga Muriqi janë dëshmi e dashurisë së madhe për vendin, duke nënvizuar se lotët e tij vijnë nga dëshira për të dhënë edhe më shumë për Kosovën.
”Vedat Muriqi, ky trim që u rrit pa babë, ky djalë që doli nga ‘lloqi’ i Kosovës duke punuar si kamerier në qebaptore, arriti në majat e botës pa i kërkuar asgjë vendit të tij. Sot i dalin lotët nga shpirti, vetëm pse nuk mundi të jepte më shumë për atdheun.
Begolli më tej ka kritikuar ashpër të gjithë ata që vënë në dyshim përkushtimin e lojtarit, duke i cilësuar si të padrejtë dhe duke e quajtur të turpshme çdo akuzë ndaj tij.
“Në fakt, tradhtarë të mëdhenj të kombit janë kushdo që e akuzon për çfarëdo që të jetë. Është marre e turp i madh për këtë popull që dikush guxon ta vërë në dyshim atdhedashurinë e tij.”, ka shkruar ai.
Në fund, ai e përmbyll reagimin me vlerësime të larta për Muriqin, duke e quajtur atë një “luftëtar të madh” dhe “legjendë të vërtetë”, ndërsa shton se Kosova është me fat që ka një futbollist të tillë në përfaqësuese.
Reagimi i Plotë:
“PËR KOSOVËN, PËR KOSOVËN…” 🇽🇰😢
Jo ai, por ne i kemi borxh Vedatit!
Vedat Muriqi, ky trim që u rrit pa babë, ky djalë që doli nga “lloqi” i Kosovës duke punuar si kamarier në qebaptore, arriti në majat e botës pa i kërkuar asgjë vendit të tij.
Sot i dalin lotët nga shpirti, vetëm pse nuk mundi të jepte më shumë për atdheun.
Në fakt, tradhtarë të mëdhenj të kombit janë kushdo që e akuzon për çfarëdo që të jetë. Është marre e turp i madh për këtë popull që dikush guxon ta vërë në dyshim atdhedashurinë e tij.
Kosova është me fat që ka një lojtar si Vedat Muriqi!
Një luftëtar i madh!
Një legjendë e vërtetë!#VedatMuriqi #Kosova #Muriqi


