KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në dy vjetorin e paraburgimit, Isa Mustafa viziton krerët e UÇK-së në Hagë
Politikë

Në dy vjetorin e paraburgimit, Isa Mustafa viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Kosova News
Kosova News 10:16 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka njoftuar se në fillim të javës që po lëmë pas ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së.

Ai me anë të një postimi në Faebook ka thënë se ata i gjeti mirë, të mbushur me idealizëm e të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë gjithashtu se s’mund të mohohet as roli i tyre pas lufte, në ndërtimin e shtetit të pavarur e demokratik.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar

Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë. Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën. Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia! 

Lexo po ashtu:

​Dy vjet në paraburgim, procedura ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zvarritet

Gjithashtu lexoni:

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

TAGGED: isa mustafa
Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?