KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në degën e AAK-së në Deçan shprehen pakënaqësi, Demaliaj kundër rikandidimit të Ramosajt për kryetar komune
Politikë

Në degën e AAK-së në Deçan shprehen pakënaqësi, Demaliaj kundër rikandidimit të Ramosajt për kryetar komune

Kosova News
Kosova News 15:51 -26/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Deçan, për të nominuar kandidat për kryetar komune, kryetarin aktual, Bashkim Ramosaj, ka ngjallur pakënaqësi brenda partisë.

Zyrtari i AAK-së dhe ish-deputeti i kësaj partie, Shkumbin Demaliaj, në reagimin e tij ka thënë se ndihet i indinjuar me këtë vendim.

AI ka pyetur kryetarin aktual se “nga kush po frikësohesh kryetar Bashkim?”.

“Është i pakuptimtë fakti që janë gati edhe 2 vite e gjysmë që duhet të kryeni mandatin tuaj të dytë në krye të komunës dhe ju nga tash shpallni kandidaturë të re për një mandat të tretë dhe për atë ekzistojnë shkelje të panumërta të rregullave statutare e që është Kushtetuta e partisë lidhur me vendimin që keni marrë dje me datë 25.08 2023”, ka shkruar Demaliaj në Facebook.

Sipas tij, në radhë të parë nuk është bërë asnjë konsulltë me nëndegët e partisë dhe kryetarët e tyre si dhe ka shtuar se ata nuk janë konsulltuar nga Ramosaj gati qe dy vite prej ardhjes së tij në krye të degës së partisë se “lërë më që nuk është mbajtur asnji takim me ta qe dy vite”.

“Ata janë të anashkaluar plotësisht. Ashtu sikurse selia e partisë që iu ka mbyllë ‘dera me therë’ (popullore) prej ardhjes suaj në krye të saj. Pjesëmarrësit në takim dhe votim nuk janë të gjithë anëtarë të këshillit të përgjithshëm të Degës, bile 2/3 e tyre nuk janë anëtarë të këtij këshilli që vendos për të gjitha veprimet në degë i dalur nga Kuvendi i 8-të zgjedhor”.

“Pjesëmarrësit janë shumica drejtorë të shkollave dhe punonjës së administratës që drejtoni ju zotëri kryetar. Pastaj lexova në media dhe në rrjete sociale se keni zgjedhur anëtarë të kryesisë dhe nënkryetarë të degës të cilët ja uruan vetvetes këto pozita që mjerisht nuk e dinin të shkretët që janë të jashtëligjshëm në këtë formë të emërimit sepse kryesinë e voton Këshilli i Përgjithshëm i Degës e jo disa qytetarë në sallën e Asamblesë Komunale”, është shprehur tutje ai.

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 26/08/2023 26/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?