KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në bibloteken e qytetit të Suharekës promovohet libri “Poezi nëpër kohë” i autorit Bajram Zyba
Kulturë

Në bibloteken e qytetit të Suharekës promovohet libri “Poezi nëpër kohë” i autorit Bajram Zyba

Kosova News
Kosova News 19:34 -28/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha” u mbajt promovimi i librit me poezi “Poezi nëpër kohë” të autorit Bajram Zyba.

Në këtë ngjarje kulturore morën pjesë shumë shkrimtarë nga vende të ndryshme, si dhe figura të njohura politike e qytetare. Libri përmbledh poezi të shkruara nga vet autori që nga viti 1972 e deri në ditët e sotme.

Bajram Zyba sjell në kujtesë ngjarje, emocione dhe momente të ndryshme nga përvoja personale dhe kolektive e popullit tonë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, përgëzoi autorin dhe mësuesin Bajram Zyba për kontributin e tij mbi 42-vjeçar në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë.

Ai vlerësoi lart punën e autorit, i cili tashmë iu ka ofruar lexuesve një vepër poetike të mbledhur ndër vite.Bajram Zyba, i lindur më 25 prill 1949 në fshatin Bukosh të Suharekës, është një figurë e njohur e arsimit dhe letërsisë vendore. Pas përfundimit të arsimit fillor në vendlindje dhe të mesëm në Mushtisht e Prizren, ai u diplomua si mësues në Tetovë në vitin 1972. Për plot 42 vite, Bajram Zyba punoi si mësues në Shkollën Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh.

Përkundër kushteve të vështira ekonomike dhe politike gjatë viteve ’90, ai nuk e ndali asnjëherë pasionin për shkrimin. Deri në fillim të luftës kishte shkruar 42 poezi, të cilat, për fat të keq, u dogjën bashkë me shtëpinë e tij gjatë luftës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai u angazhua me logjistikë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe përjetoi dhunë nga regjimi serb – duke përfshirë arrestimin dhe maltretimin nga policia serbe në gusht të vitit 1995.

Pas luftës, megjithëse me më pak intensitet, ai vazhdoi të shkruajë poezi. Libri i tij i fundit, “Poezi nëpër kohë”, përmban 55 vjersha që reflektojnë periudha të ndryshme të jetës dhe shoqërisë, një pasuri emocionale e shkrirë në vargje.

Edhe sot, në moshë të shtyrë, autori vijon të krijojë, me shpresën se do të dhurojë lexuesve të tij edhe shumë poezi e ndoshta prozë.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci takon kryetarin e Izmirit, diskutojnë mundësitë për bashkëpunimin kulturor  

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?