Sllovakia e publikoi të enjten listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës, por më pas është bërë një ndryshim.
Mbrojtësi Lubomir Shatka ishte përfshirë fillimisht, por të premten u konfirmua se ai nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi në shputë. Ai pritet t’i nënshtrohet një operimi të hënën.
Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka vendosur ta zëvendësojë Shatkën me Davir Krçikun, i cili aktivizohet te Viktoria Plzen.
Përfaqësuesja sllovake do të grumbullohet të dielën.


