Ndryshime të mëdha në platformat e kabllorëve pritet të ndodhin gjatë këtij muaji në Kosovë. Gjithë këto zhvillime duket se po ndodhin pasi mijëra qytetarë raportuan se janë mashtruar nga kompania “Art Motion”, e cila hoqi nga transmetimi kanalet e “Digit Alb”-it edhe pse qytetarët kishin paguar për to. E ndryshimet në një formë i ka konfirmuar tashmë edhe ndërmarrje publike Telekomi i Kosovës, e cila i ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar, TV Valës do t’i shtohen kanalet e platformës “Digit Alb”. Kështu qytetarët tani mund të shohin ndeshjet nga Premier League në kabllorin publik, TV Vala.
Përmes një njoftimi më shkrim ndërmarrje publike Telekomi i Kosovë ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar 2024, platformës së saj televizive TV Vala, do t’i shtohen kanalet e shumëpritura të platformës “Digit Alb”.
Sipas njoftimit, rrjedhimisht do të ndryshojnë edhe çmimet e pakove televizive për të cilat klientët do të mund të informohen me kohë nga Telekomi.
Kështu kabllori TV Vala që funksionin në kuadër të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës do të merr në transmetim njërën nga platformat më të kërkuara gjithëshqiptare.

Ankesat nga mijëra qytetarë për mashtrim nga “Art Motion”
Deri më datën 30 dhjetor të vitit që e lamë pas, operatori kabllor “Artmotion” ofronte një paketë të quajtur “Super Plus” që përfshinte internet, programe televizive dhe sport. Pagesa për muaj ishte 24.99 euro dhe pagesa vjetore ishte 274.90 euro. Shumë qytetarë nënshkruan këtë kontratë duke pritur të përfitonin nga kanalet e “DigitAlb”-it, pasi kjo paketë ishte e disponueshme për të dy operatorët. Mirëpo, disa ditë më parë, shumë qytetarë u ankuan se kanalet e “DigitAlb”-it nuk po transmetoheshin edhe pse kishin paguar për to.

Artmotion dha një sqarim se kanalet e siguruara përmes marrëveshjes me DigitAlb janë larguar pasi marrëveshja mes tyre ka skaduar.
“Për shkak të kompleksitetit të sigurimit të të drejtave programore, Artmotion, përkundër përpjekjeve dhe bisedimeve për të siguruar përmbajtjen nga Digitalb, nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje të re për shkak të ndryshimeve në kushtet e negociuara në mes të palëve në momentet e fundit, veprim ky i cili na ka pamundësuar që të sigurojmë këtë marrëveshje”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Mashtrimi i madh vazhdon nga “Art Motion”, reklamon për shitje edhe “Digit Alb”
Në reklamat e saj për shitjen e produkteve “Art Motion” edhe me 29 dhjetor 2023 vazhdonte mashtrimin, duke futur në listën e saj edhe produktet e “Digit ALb”.
KosovaNews nga burimet e saj mëson se kjo reklamë është bërë edhe pasi që “Art Motion” dhe “Digit Alb” ditë më parë nuk kishin arritur dakordim për vazhdimin e bashkëpunimit.
Kështu mijëra qytetarë duke parë reklamën ku përfshihej në çmim edhe “Digit Alb”, kanë bërë pagesa në këtë kabllor.

Edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve. Ata kanë deklaruar se janë të shqetësuar për ankesat e qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë. Ministria ka premtuar se do të ndërmarrë veprime ligjore në afatet e caktuara sipas ligjeve në fuqi. Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka pranuar mbi 100 ankesa vetëm ditëve të fundit.
Qytetarët kanë shprehur mllefin e tyre në rrjetet sociale dhe kanë paralajmëruar se do të paraqesin ankesa për mashtrimin që u është bërë.




Me sqarim doli edhe vetë DigitAlb, duke thënë:
Duke marë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi nisur nga spekullimet e ditëve të fundit te disa kompanive lokale ne Republiken e Kosoves, sqarojme se:
DigitAlb është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje tek familja jone e madhe qe flet SHQIP.
Digitalb po punon në këtë drejtim dhe tëgjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me ne ne menyre qe ti japin sinjal televiziv teleshikueseve ne republiken e Kosoves.
DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar.
DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare”
Ftojmë lexuesit tanë që ankesat e tyre t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected]
E kohë më parë Kosovanews ka zbuluar se “Art Motion” është kompani e regjistruar në Maqedoninë Veriore dhe se pronësia e saj është e regjistruar me dokumente “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia…!
Në bazë të fletëregjistrimit që e kemi nxjerrë nga Regjistri Qendror i Bizneseve në Maqedoninë e Veriut, kompania “am invest group holding” dooel është e regjistruar si kompani hollding, me pronar me pasaportë të Serbisë dhe ku paraqitet si investim i huaj nga SERBIA! Po, po, nga Serbia dhe si pronar i vetëm figuron te jetë z. Valon Shala, me adresë të vendbanimit: “Ul. Leke Dukadjini br 33-1 Peç, Država: Srbija”, pra e përkthyer në shqip: “Rruga: Lekë Dukagjini nr.33-1, Shteti: Serbia”.
Lexoni më shumë: