KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë
Politikë

Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë

Kosova News
Kosova News 10:49 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas përfshirjes së votave të mërgatës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para edhe në komunën e Klinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka sqaruar se në hartën e publikuar më herët nuk ishin përfshirë këto kategori votash, duke bërë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.

“Kur shtohen këto vota, del që Vetëvendosje! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim dhe ju falënderoj për përkrahjen,” ka shkruar Kurti.

Sipas tij, pas numërimit të plotë të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, LVV ka dalë e para në 22 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në dy komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) bashkë me Nismën Socialdemokrate në dy, KDTP në një, ndërsa Lista Serbe (LS) në 10 komuna, prej të cilave gjashtë janë komuna të krijuara me Planin e Ahtisaarit.

Kurti e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore të rëndësishme për partinë e tij, duke falënderuar qytetarët dhe aktivistët për mbështetjen e tyre. 

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?