Në komunën e Kllokotit e cila është e banuar me shumicë serbe, një serb para shtëpisë së tij ka vendosur një tabelë informuese në të cilën thuhet se: “ Kuca na prodaju, zbog srpskih lopova” e që e përkthyer në gjuhen shqipe i bie “shtëpia në shitje për shkak të hajdutëve serb”.
KosovanNews ka siguruar foto dhe video të shtëpisë në fjalë në qytezën e Kllokotit, në të cilën shihet tabela e cila është e vendosur para një shtëpie në një shtyllë elektrike.
Përgjatë viteve janë raportuar disa raste të vjedhjeve në komunën e Kllokotit e që si duket edhe në bazë të kësaj tabele këto vjedhje po kryhen nga vetë serbët.