Para pak minutash janë ndjerë lëkundje të tokës në Kosovë.
Sipas EMSC-së, tërmeti u ndje 4 kilometra në jugperëndim të Kaçanikut, dhe 30 kilometra në veriperëndim të Shkupit.
Lëkundjet janë ndjerë në rajonin e Ferizajt, shkruan faqja EMSC.
Tërmeti me magnitudë prej 3.2 shkallësh pati thellësi 2 kilometra.
Raportohet se lëkundje të tokës ka pasur edhe në vendet tjera, si në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
