KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ndihmojnë në armatosjen e FSK-së”- Ankohet Petkoviq: Komuniteti ndërkombëtar shkel hapur Rezolutën 1244
Politikë

“Ndihmojnë në armatosjen e FSK-së”- Ankohet Petkoviq: Komuniteti ndërkombëtar shkel hapur Rezolutën 1244

Kosova News
Kosova News 14:14 -10/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I ashtu quajturi “drejtori i Zyrës për Kosovë”, Petar Petkoviq, në 25 vjetorin e kapitullimit të Serbisë[ish-Jugosllavisë] pas bombardimit të saj nga NATO është ankuar në bashkësinë ndërkombtare.

Ai ka thënë se shumë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare shkelin hapur të drejtën publike ndërkombëtare dhe postulatet që përmban Rezoluta 1244.

Petkoviç  ka thënë se  ata[ndërkombtarët] po e bëjnë një veprim të tillë “duke ndihmuar dhe armatosur hapur të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, madje edhe pse të vetmet formacione të armatosura në territorin e Kosovës dhe Metohisë mund të jenë njësitë e KFOR-it”, ka thënë ai përcjell Danas.

Tutje ai në një deklaratë me shkrim ka thënë se çerek shekulli pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo[rezoluta] është mbetet dokumenti ombrellë, ligjërisht obligative për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë, por edhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të Prishtinës dhe (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit që duke shkelur çdo ditë të drejtën ndërkombëtare, ai minimizon rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”,ka thënë ai.

Petkoviq ka vazhduar avazin e vjetër serb të propagandës duke thënë se “Në ditët, muajt dhe javët në vazhdim, serbët në Kosovë dhe Metohi dhe familjet që kanë mbetur pa të dashurit e tyre do të shënojnë çerek shekullin e krimeve të pandëshkuara që kanë ndodhur që nga ardhja e forcave ndërkombëtare, dhe kjo është një njollë në fytyrën e të gjithë atyre që duhet të garantojnë paqen”.

Sipas tij, për shkak të politikës “të dhunshme dhe luftarake” të Albin Kurtit, paqja e fituar me vështirësi në Kosovë sot është në një sfidë më e madhe se kurrë më parë.

“Durimi i popullit serb në këto zona është e vetmja pengesë kundër ëndrrave të tyre për të nxitur konflikte dhe ide të reja për një Kosovë të demoralizuar etnikisht”, ka propaganduar më tej Petkoviq.

Petkoviq këto deklarime i ka dhënë derisa në Kosovë shënohet fitorja e lirisë së bashku me aleatët perëndimorë të cilët bombarduan caqet serbo-jugosllave për 78 ditë më radhë për të ndaluar spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të regjimit të Millosheviqit.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist

Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

Kosova News 10/06/2024 10/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist
17:39 -17/06/2025
Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
17:26 -17/06/2025
Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?