Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Tod D. Robinson (o. Todd) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë në datat 18–20 mars, bën me dije Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pjesë e agjendës së tij do të jetë edhe takimi me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Gjithashtu në datat 20–22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.
SHBA është një mbështetëse e fortë e reformën në drejtësi në vendin tonë dhe një nga partnerët që ka kontribuar në mënyra të ndryshime lidhur me forcimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.


