Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën pasdite në fshatin Mejë të Gjakovës, ku ka humbur jetën zjarrfikësi Kaqun Lima, shef i Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, teksa Lima ishte duke kryer detyrën e tij.
Ai u lëndua rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
“Sot në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, konfirmoi Vlera Krasniqi, zyrtare e lartë për informim dhe marrëdhënie me publikun.
Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet kompetente.