KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndërhyrja e hakerëve në institucione të Kosovës, eksperti alarmon për ashpërsim të sulmeve kibernetike
Siguri

Ndërhyrja e hakerëve në institucione të Kosovës, eksperti alarmon për ashpërsim të sulmeve kibernetike

Kosova News
Kosova News 13:01 -08/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmet kibernetike ndaj mediave, binzeseve dhe institucioneve në Kosovës tashmë janë zyrtarizuar përmes konfirmimit nga Qeveria e Kosovës.  Këto sulme që ndodhën tash e sa ditë, shkaktuan probleme me internetin dhe rënie të ueb faqeve zyrare të disa institucioneve qeveritare, bizneseve dhe mediave.

Për situatën e krijuar u deklarua edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai përmes një njoftimi në Facebook, kishte bërë të ditur se ka pasur probleme të kohëpaskohshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, kishte shkruar Kryeziu.

Kastriot Fetahaj ekspert i sigurisë së softuerit, tha për Telegrafin se sulmet që kanë ndodh kohët e fundit janë sulme të tipit DDoS (distributed denial-of-service).

“Sulmet që po ndodhin kohët e fundit janë sulme që po ju drejtohen disa uebfaqeve të Qeverisë dhe mediave. Këto janë sulme të tipit DDoS që qëllimi i tyre është që një uebfaqe apo serverët ta qesin jashtë funksionit. Pra nëse provon të hysh në një uebfaqe nuk të hapet ose të del shfaqet ERORR”, the Fetahaj.

Ai shtoi se këto lloj të sulmeve nuk kanë ndikim në të dhëna, pra nuk fshijnë, dëmtojnë ose vjedhin të dhëna përveç që pamundësojnë qytetarët që të marrin shërbime digjitale.

Fetahaj thotë se nuk është problem përballja me sulme të tilla, derisa kritikoi Qeverinë për sistemin e dobët që ka.

“Zakonisht këto lloj sulmesh janë lehtë të menaxhueshme dhe të menjanueshme. Nëse ke një ekip të sigurisë profesional dhe dikush kryen një sulm të tillë brenda 5 minutash mundesh me ndal, por kjo nuk po ndodh në Qeveri apo në media. Kemi pas raste kohët e fundit që ka pas disa orë rënie të ueb faqeve të Qeverisë ndër të tjera e-Kosova”, tha Fetahaj.

Kastriot Fetahaj- ekspert i kibernetikës

Ai theksoi se sulmet e tilla DDoS shoqërohen me sulme më të avancuara, ku përmendi edhe rastin e fundit të Shqipërisë e cila shkaku i këtyre sulmeve dje ndërpriti raportet diplomatike me shtetin e Iranit.

“Në rastin e Shqipërisë ka fillu si DDoS si teknik që me i shty administratorët e Qeverisë së Shqipërisë me u marr me këto sulme, pastaj sulmuesi ka fitu kohë edhe pastaj ka realizuar sulme më të mëdha ku në rastin e Shqipërisë kanë depërtuar deri në infrastrukturën e brendshme dhe kanë marrë edhe të dhëna”, tha Fetahaj.

Ndonëse ende nuk dihet origjina e sulmeve të fundit në faqet e Qeverisë së Kosovës dhe media ani pse është konfirmuar se kanë ardhur nga jashtë Kosovës, Fetahaj thotë se nuk mund ta dinë me saktësi se nga kanë ardhur.

“Trendi rajonal është që po sulmojnë grupet nga shteti i Iranit dhe Rusisë”, u shpreh ai.

Së fundmi, cak i sulmeve kibernetike ka qenë media të ndryshme të Kosovës e edhe portali Telegrafi, i cili suksesshëm është mbrojtur nga këto sulme.

Në anën tjetër një email ka ardhur në redaksi, i cili ka shkuar edhe në adresa tjera elektronike të shumë institucioneve tjera dhe mediave në Kosovë, nga një person me pseudonimin “Anon Anterus”, në gjuhën angleze shkruante se kjo është një deklaratë e luftës kibernetike.

Email-i thotë se është si shenjë reagimi ndaj rastit të shkollës në Suharekë, ku një arsimtare me mbulesë iu pamundësua që t’u jepte mësim nxënësve.

“Ne besojmë se çdo grua ka të drejtë të zgjedhë vetë dhe se të gjithë duhet të jenë në gjendje të praktikojnë dhe të shprehin lirisht fenë e tyre. Deklaratat tuaja janë të neveritshme, dhe mënyra se si media i jep publicitet individëve islamofobikë që përhapin urrejtje ndaj myslimanëve është e kundërta e një shoqërie moderne dhe demokratike, prandaj kërkojmë që qeveria të heqë udhëzimin administrativ diskriminues 06/2014 Neni 3 Paragrafi 1.13. Të kesh një grua si presidente që nuk mbron dhe nuk respekton një grup të margjinalizuar, por që me qëllim shkel të drejtën e tyre për t’u shprehur nuk është mënyrë për të ndërtuar një vend të shëndetshëm. Ne i bëjmë thirrje çdo nxënësi që të bojkotojë shkollat që diskriminojnë në çfarëdo forme apo formë derisa diskriminimi të ndalet. Qëndrojmë Remzije Lezin dhe çdo viktimë të diskriminimit dhe kërkojmë shuarjen e menjëhershme të Liman Bytyçit dhe çdo anëtari të bordit që mori pjesë në dëbimin e paligjshëm të Remzijes”, thuhet në emalin e dërguar nga ky person anonim. 


Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

TAGGED: Bizneset, Hakerët, Kastriot Fetahaj, mediat, Qeveria e Kosovës, Sulmet Kibernetike, Sulmet Kibernetike në Kosovë
Kosova News 08/09/2022 08/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?