Kryeministri i Kosovës pritet që gjatë ditës sotme të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave.
Sipas një njoftimi për media, takimi midis Kurtit dhe kryetarëve të Komunave pritet të nis nga ora 10:00.
Takimi i fundit midis Kurtit dhe kryetarëve të komunave u mbajt para katër muajve.
Në atë takim Kurti ka kërkuar nga ta që t’i rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
Kryetarëve Kurti u kishte kërkuar po ashtu që të jenë të kujdesshëm dhe transparent me shpenzimin e buxhetit komunal.
Ndërkaq ditë më parë kryeministri Kurti bëri të ditur se për financimin komunal nga Komisioni i Granteve ka ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.
Po atë ditë , Kurti tha se se në disa raste niveli i qeverisjes lokale po përdoret si opozitë ndaj nivelit qendror.
“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës me komunat të katërtin deri më tani. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, ka thënë Kurti.


