Një rast i dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit është raportuar të dielën, më 22.02.2026 në Koshuticë të Leposaviqit.
Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një i dyshuar. Sipas njoftimit, në automjet ndodhej edhe një burrë si pasagjer.
Të njëjtit dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin policor më 23.02.2026


