Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, B.Xh., nën dyshimin se një shtetas turk e kishte regjistruar paligjshëm si shtetas të Kosovës.
B.Xh. akuzohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”.
“Sipas informatave të para, dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.