Të paktën shtatë persona janë ndaluar të mërkurën në Gojbulë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se ata dyshohet se janë përfshirë në një rast të të shtënave me armë zjarri.
Zahiti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa nuk raportohet për të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka thënë ai.
Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.


