Janë pesë shkolla në komunën e Gjakovës që kanë nisur dhe disa sot e nisin procesin mësimor. Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, por edhe nga vetë shkollat nëpër faqet e tyre zyrtare.
Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.
“Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës është informuar zyrtarisht nga drejtorët e pesë shkollave se mësimi fillon sot, më 15 shtator. Shkolla fillore ‘Mustafa Bakija’, ‘Fehmi Agani’ cikli i ulët, ‘Emin Duraku’ cikli i ulët, ‘Yll Morina’ pjesërisht dhe ‘Fan S.Noli”, thuhet në njoftim.
Kurse shkolla “”Mustafa Bakija”, e cila ka vendosur që të ndërpres grevën dhe të fillojë mësimin, përmes një njoftimi në faqen e saj në rrjetin social, e ka publikuar edhe orarin për secilën klasë.
“Është me rëndësi të përcillet mesazhi i këshillit të mësimdhënësve lidhur me vendimin për fillimin e vitit shkollor:–Mësimdhënëset e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre dhe janë të zhgënjyera nga takimi i fundit në mes të Qeverisë dhe SBAShK-ut. Mësueset e shkollës sonë ishin, janë dhe do të jenë për mësim, respekt dhe dashuri për fëmijët. Kërkojnë mirëkuptim dhe përkrahje nga ana e prindërve në realizimin e kërkesave të tyre për vlerësim të drejtë”, thuhet në njoftimin e shkolllës.
Lajmin se po ndërpritet greva e ka dhënë dje vetë edhe shkollat “Emin Duraku” dhe ajo “Fehmi Agani” në faqet e tyre në rrjetin social, ku thuhet se me këtë veprim kanë menduar më të mirën për nxënësit.
“Duke menduar për më të mirën e nxënësve Këshilli i mësimdhënësve të ShFMU ”Fehmi Agani “ me synimet drejt suksesit nga nesër me 15.09.2022 do të fillojnë mësimin mësueset e klasës parafillore dhe ciklit fillor( I – V ). Njëherit tregojmë gatishmërinë që shumë shpejtë do të fillojnë mësimin edhe arsimtarët e ciklit të mesëm të ultë”, thuhet në njoftimin e shkollës “Fehmi Agani”, raporton KosovaNews.
Tshmë janë bërë dy javë dhe qinra e mijëra nxënës nuk kanë mundur të jenë në bankat shkollore, për shkak të grevës të BSPK-së, rrjedhimisht këmbëngulësisë së SBASHK-ut për 100 euro, duke mos pranuar si gjithë punonjësit tjerë nga 50 për të cilët ndau Qeveria e Kosovës./KosovaNews/