Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën i ka ndarë 305 mijë e 710 euro për gazetarët ukrainas e afganë që janë të strehuar në Kosovë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo ndarje është për vitin 2023 dhe u bë me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Murati, mes tjerash, tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara – kategoria rezerva.


