KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NCEU-ja thotë se etiketimet e Bislimit janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane
Politikë

NCEU-ja thotë se etiketimet e Bislimit janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane

Kosova News
Kosova News 15:01 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke thënë se etiketimet e tij ndaj organizatave të shoqërisë civile janë kundër frymës së dialogut dhe vlerave evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi të mërkurën kritikoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë dhe jo neutrale në procesin e normalizimit. Bislimi ka reaguar pasi Lajçaku të martën në një postim shkroi për një takim me përfaqësues të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU), por nuk tregoi se ishte NCEU e Serbisë.

Por NCEU-ja ka thënë se ata veprojnë si të pavarur dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e asnjë organi shtetëror. NCEU-ja thotë se nuk e sheh dialogun si armiqësi mes dy palëve, por si proces që duhet ta mundësojë paqen.

“Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile që është i pavarur në punën e saj dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë organi shtetëror, organizatë dypalëshe apo ndërkombëtare. Grupi i Punës për Kapitullin 35 po punon në mënyrë aktive për të monitoruar, përmirësuar dhe promovuar procesin e dialogut të normalizimit, si dhe pajtimin ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij serb. Ne nuk e shohim Dialogun si një rivalitet mes dy palëve armiqësore, por si një proces që duhet të mundësojë paqe të qëndrueshme, një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit pa dallim kombësie apo etnie, si dhe prosperitet për të gjithë rajonin. Puna e Grupit Punues është e hapur për publikun dhe nga rezultatet tona përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit në dialog, përfshirë Bislimi. Etiketimi i organizatave të shoqërisë civile nga Bislimi është kundër frymës së Dialogut, kundër vlerave evropiane dhe parimeve demokratike. Prandaj, konsiderojmë se sjellja e tij duhet të dënohet nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Quintit”, thuhet në reagimin e tyre të enjten.

Këshilltari i Bislimit: Kosova është pala më bashkëpunuese e konstruktive në dialog

Gjithashtu lexoni:

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?