Yulia Navalnaya ka kërkuar nga ligjvënësit evropianë të hetojnë flukset financiare në perëndim të lidhura me Putinin.
E veja e opozitarit rus, Alexei Navalny, ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian në Strasburg, 12 ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj në burgun ku po mbahej, raportoi Reuters.
“Putini është lideri i një grupi të organizuar kriminal. Kjo përfshin të burgosur dhe vrasës, por ata janë vetëm kukulla. Më të rëndësishmit janë njerëzit e afërt me Putinin, miqtë e tij, bashkëpunëtorët dhe mbajtësit e parasë mafioze”, ka thënë Navalnaya.
“Ju dhe të gjithë ne duhet ta luftojmë bandën kriminale. Dhe risia politike këtu është aplikimi i metodave të luftimit të krimit të organizuar, jo konkurrenca politike. Jo deklarata shqetësuese, por kërkimi i bashkëpunëtorëve të mafias në vendet tuaja, për avokatë dhe financues të matur që po ndihmojnë Putinin dhe miqtë e tij për të fshehur paratë”, është shprehur Navalnaya
Ajo e ka akuzuar Putinin se e ka vrarë bashkëshortin e saj, një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar. Navalnaya ka premtuar të vazhdojë punën e tij, derisa ka takuar politikanë të shumtë perëndimorë, përfshirë edhe presidentin amerikan, Joe Biden.


