KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “NATO nuk ishte aty”, Trump sërish kritikon aleancën ushtarake
Botë

“NATO nuk ishte aty”, Trump sërish kritikon aleancën ushtarake

Kosova News
Kosova News 17:21 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Donald Trump ka lënë të kuptohet se synon të tërheqë në mënyrë efektive Shtetet e Bashkuara nga aleanca e NATO, duke thënë se aleatët “nuk ishin aty për ne” gjatë konfliktit me Iranin.

Presidenti amerikan deklaroi se një vendim i tillë do t’i kursente SHBA-së qindra miliona dollarë që shpenzohen për mbrojtjen e vendeve të tjera.

Thelbi i NATO-s është premtimi për mbrojtje të ndërsjellë, sipas të cilit shtetet anëtare i dalin në ndihmë çdo anëtari që sulmohet.

Megjithatë, Trump është ankuar vazhdimisht se aleatët kanë injoruar ose refuzuar kërkesat amerikane për ndihmë gjatë tensioneve me Teheranin.

Kjo lidhej veçanërisht me ndërhyrjet iraniane në lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare, gjë që shkaktoi çrregullime në furnizimin me naftë dhe rritje të çmimeve të energjisë.

Trump i bëri deklaratat më të fundit gjatë një fjalimi në një samit investimesh në Miami, Florida. Pas një fjalimi të gjatë, moderatori e pyeti se cila ishte sipas tij gabimi më i madh i liderëve botërorë sot.

“Që nuk qëndrojnë të bashkuar,” u përgjigj ai.

“Mendoj se NATO ka bërë një gabim të tmerrshëm. Kur nuk deshën të dërgonin as një sasi të vogël pajisjesh ushtarake, kur thjesht nuk donin të pranonin se çfarë po bënim ne për botën duke iu kundërvënë Iranit. Unë kurrë nuk e kam menduar rrezikun e madh, por lufta është gjithmonë rrezik. Në luftë ndodhin gjëra shumë të këqija, por… ne kemi ushtrinë më të mirë në botë, askush nuk na afrohet, prandaj nuk mendoja se kishte rrezik të madh. Por në luftë gjithmonë ka surpriza. Mund të jenë shumë të pakëndshme. Luftërat humben edhe kur duhet të fitohen. Mendon se një vend do ta shkatërrojë tjetrin, por në fund ndodh e kundërta, kështu që gjithmonë është e rrezikshme”, deklaroi 79-vjeçari.

“Por mendoj se gabimi i madh ishte që NATO thjesht nuk ishte e pranishme. Thjesht nuk ishin aty. Kjo do t’i sjellë shumë para Shteteve të Bashkuara, sepse ne shpenzojmë qindra miliona dollarë çdo vit për NATO-n, duke i mbrojtur ata. Ne gjithmonë do të ishim pranë tyre. Dhe tani, duke parë veprimet e tyre, ndoshta nuk kemi më pse, apo jo?”, pohoi Trump. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 28/03/2026 28/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?