KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja premton mbrojtje ajrore më të avancuar për Kievin
Botë

NATO-ja premton mbrojtje ajrore më të avancuar për Kievin

Kosova News
Kosova News 18:30 -20/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

NATO-ja do t`i japë Ukrainës mbrojtje ajrore më të avancuar pas thirrjeve urgjente të Kievit dhe sulmeve vdekjeprurëse ruse, ka thënë kreu i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Komentet e sekretarit gjeneral te NATO-s, Jens Stoltenbrg, vijnë pas një samiti të krizës NATO-Ukrainë të premten.

Duke folur pas samitit të Këshillit NATO-Ukrainë të mbajtur me lidhje video, Stoltenberg tha: “Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë rënë dakord të rriten dhe të ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake, duke përfshirë më shumë mbrojtje ajrore”.

Ai tha se blloku prej 32 anëtarësh “ka përcaktuar aftësitë ekzistuese në të gjithë aleancën dhe se ka sisteme që mund të vihen në dispozicion të Ukrainës”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievit i duheshin “shtatë apo më shumë Patriotë ose sisteme të ngjashme të mbrojtjes ajrore” për të mbrojtur qytetet e vendit.

Shefi i NATO-s tha se kishte Patriot dhe sisteme të tjera të avancuara të mbrojtjes ajrore të disponueshme në rezervat e vendeve të NATO-s që mund t’i jepeshin Ukrainës – por ai nuk dha detaje se çfarë saktësisht mund të marrë Kievi.

E pas muajsh vonese, Kongresi Amerikan shkoi një hap më pranë miratimit të një projektligji ndihme prej 60.8 miliardë dollarësh (49 miliardë £) për Ukrainën.

Javën e kaluar, Gjermania u zotua të furnizojë Kievin me një bateri të tretë Patriot të prodhuar nga SHBA nga rezervat e saj ushtarake.

Ukraina aktualisht ka disa sisteme Patriot, por jo të mjaftueshme për të mbrojtur qytetet e saj nga sulmet masive ruse.

Ukraina është në mënyrë kritike e varur nga furnizimet e avancuara të armatimit nga aleatët e saj perëndimorë, veçanërisht nga SHBA, për të qenë në gjendje të vazhdojë të luftojë Rusinë – një forcë shumë më e madhe ushtarake me një bollëk municionesh artilerie.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 20/04/2024 20/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?