KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO-ja do të zhvillojë stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë
Siguri

NATO-ja do të zhvillojë stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë

Kosova News
Kosova News 10:54 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor.

Forca paqeruajtëse të NATO-os në Kosovë, (KFOR) bënë të ditur se më datën 27 shtator do të zhvillohen stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë” në një zonë të ushtrimeve të kampit ‘Novo Sellë’, në komunën e Vushtrrisë, qytezë kjo që ndodhet afër Mitrovicës. Në një njoftim për medie, KFOR-i tha se në stërvitje do të përfshihet edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX. “Stërvitja do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX-it”.

Stërvitja e KFOR-it, është pjesë e planeve të publikuara në fillim të këtij muaji nga trupat e KFOR-it, ku u njoftua, se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor “do të zhvillojnë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij rezerve”, dhe kjo automatikisht do të çojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave të NATO-os në terren. Këto stërvitje që po përfshijnë edhe njësitë rezervë të NATO-s, do të zhvillohen vetëm një muaj para afatit të vendosur nga qeveria e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa të qyteteve të Serbisë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë për serbët e veriut të Kosovës.

“Vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar”

Sipas krerëve të forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht në veri është e qetë, por e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezerve dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. NATO në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR, aktualisht ka rreth 3,700 trupa në Kosovë.

Shtim i kontigjentit britanik

Dhjetë ditë më parë ndërkaq, në Kosovë arriti një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar për t’u përfshirë në stërvitjet që synojnë ruajtjen e “shkallës së lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Më 31 korrik kur qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje midis policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë. Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor.

Gjithashtu lexoni:

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: KFOR, NATO, stërvitje
Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?