KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën
Botë

NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 11:06 -01/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

SHBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë.

Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë. Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë.

Baerbock: Vetëm e drejta ndërkombëtare është limiti

Ministrja e Jashtem gjermane, Annalena Baerbock deklaroi për këtë në samitin në Pragë, se ajo e quan të gabuar këtë diskutim. Bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga sulmi i Rusisë. “E drejta ndërkombëtare ka qenë e qartë nga fillimi. Ajo bën të qartë, se mund t’i zmbrapsësh sulmet.” Nuk bëhet fjalë, nëse dhe si armët perëndimore nga Ukraina të përdoren në Rusi.

Ekspertët janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe ta bëjë këtë pa kufizime rajonale për pjesë të caktuara të frontit. Baerbock la të kuptohej, se ka ujdi për këtë me Ukrainën, por për përmbajtjen e tyre nuk mund të flitet publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se Ukraina po vepron sipas Kartës së OKB-së. Shtetet e NATO-s e kanë të drejtën të ndihmojnë Ukrainën në vetëmbrojtje me të gjitha mjetet. Stoltenberg i hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë.

SHBA: Përshtatje e situatës me betejën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se duhet bërë përshtatja e situatës me betejën. Sulmet ruse në zonën e Kharkivit duhet të zmbprasen nga Ukraina. Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë, me të cilat nga rajoni i Kharkivit do të mund të goditet me një rreze veprimi 40-60 km në brendësi të Rusisë dhe të luftohen pozicione ruse dhe depo armatimi. Nuk është thënë, se cilat janë armë janë të stacionuar në këtë zonë.

Eksperti, Ondrej Dityrch nga Instituti i BE për Studimet e Sigurisë, tha në bisedë me DW, se zhvillimi i tanishëm është përgjigja e duhur për gjendjen aktuale në betejën në Kharkiv. “Natyrisht edhe këtu duhet të gjesh një balancë të vështirë. Por unë shoh një transformim, sepse shumë shtete tani thonë, nuk ka kufizim tjetër veç të drejtës ndërkombëtare. Pa kushte të tjera ne nuk e detyrojmë më Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas kurrizi.”

Përdorimi i raketave me rreze më të gjatë veprimi nga prodhimi amerikan dhe britanik nuk lejtohet edhe më tej. Ministrja Baerbock nuk u përgjigj konkretisht, nëse me sistemet gjermane Patriot për mbrojtjen raketore mund të qëllohet në hapësirën ajrore ruse.

Ushtarë perëndimorë në Ukrainë?

Ministrat e NATO-s u konsultuan edhe për mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë perëndimorë në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tha, se javën që vjen do të bëhen të ditura plane konkrete për këtë. Në NATO konsiderohet si një sekret i hapur, se ushtarë francezë dhe britanikë ndihmojnë në shërbimin dhe programimin e raketave, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Por asnjë vend i NATO-s nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vend anëtar i NATO-s e kritikoi aleancën, se me angazhimin e shtuar në Ukrainë po rrezikon një luftë botërore në vend që të mbrojë anëtarët e saj. Planet e aleancës të kujtojnë një zjarrfikës që përpiqet të shuajë një zjarr me flakëhedhës, kjo është absurde, tha Orban, që ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Eksperti çek i sigurisë, Ondrej Ditrych nuk shikon ndonjë rrezik të madh shkallëzimi, “Ka një lloj ambivalence perëndimore në lidhje me thyerjen e mundshëm të frontit të trupave ruse në Ukrainë. Nuk besoj, se rreziku i përshkallëzimit qëndron tek gjërat për të cilat mendohet aktualisht”. Në Pragë ministrat e Jashtëm të NATO-s u konsultuan edhe për një paketë të re ndihme financiare për Ukrainën. Për të ardhmen e NATO-s, shpërndarjen e barrës financiare si edhe marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën do të diskutohet në samitin e NATO-s në Uashington në mes të korrikut, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të aleancës/ DW

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 01/06/2024 01/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?