KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NASA zbulon planin për të dërguar sërish njerëz në Hënë
Tjera

NASA zbulon planin për të dërguar sërish njerëz në Hënë

Kosova News
Kosova News 11:37 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë si pjesë e programit Artemis, me qëllimin që në një plan më afatgjatë të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.

Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë (SLS), i cili mund të mbajë module të ndryshme në majë të tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit.

SLS vjen si  rezultat i një rakete të planifikuar më parë të quajtur Ares V, një sistem i lëshimit vertikal me dy faza, i aftë për të transportuar rreth 130,000 kilogramë në orbitën e ulët të Tokës ose 65,000 kg në Hënë, sipas NASA-s, shkruan Live Science, përcjell KosovaNews.

Ares V ishte pjesë e programit Constellation, një nismë, e nisur gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, që synonte të kthente njerëzit në Hënë, sipas agjencisë hapësinore.

- Reklamë -

Konstelacioni u konsiderua shumë i shtrenjtë, por në vitin 2010, Presidenti Barack Obama nënshkroi Aktin e Autorizimit të NASA-s, duke e urdhëruar NASA-n të krijonte një raketë të ngjashme me Ares V të quajtur Sistemi i nisjes në hapësirë, sipas The Planetary Society.

Edhe pse SLS u mendua fillimisht për t’u përdorur në misione me ekuipazhin, misioni Artemis për të dërguar njerëz përtej orbitës së ulët të Tokës për herë të parë që nga viti 1972 është hasur me vonesa të shumta.

Raketa përbëhet nga një bërthamë që është 65 metra dhe ka një diametër prej 8 km. SLS mund të arrijë një shpejtësi prej 24,500 mph (40,000 km/h) – mjaftueshëm për t’i shpëtuar gravitetit të Tokës dhe për të mbërritur në Hënë.

Faza kryesore mundësohet nga katër motorë RS-25 të përdorur fillimisht për të nisur anijen kozmike. Këta motorë përdorin oksigjen dhe hidrogjen të lëngshëm,  sipas Houston Space.

Një tjetër gjë që është e rëndësishme është fakti se raketa do të jetë më e gjatë se raketa Saturn V që çoi astronautët Apollo në Hënë. Në këtë mënyrë, ata mund të dërgojnë deri në 38,000 kg në hapësirë, duke i lejuar studiuesit të sjellin furnizime dhe eksperimente në Mars ose dhe në hapësira të tjera.

Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3. Anija është e përbërë nga alumini, sipas NASA-s, me një shtresë të jashtme prej 1300 pllakash silicë me mbrojtje termike të ngjashme me ato të përdorura në pjesën e poshtme të anijes kozmike, raporton abcnews.al.

Pjesa e poshtme e kapsulës mbart një mburojë të madhe nxehtësie për të mbrojtur ekuipazhet ndërsa ata rihyjnë në atmosferën e Tokës, kur Orioni do të udhëtojë me një shpejtësi prej 40,000 km/h  dhe do të arrijë temperatura deri në 5,000 gradë Fahrenheit (2,760 gradë Celsius) – më shumë se gjysma më e nxehtë se sipërfaqja e diellit.

SLS dhe Orion janë pjesë e programit Artemis të NASA-s, i cili synon të sjellë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë deri në vitin 2026 dhe të krijojë një prani të përhershme të ekuipazhit në satelitin tonë natyror.

Sipas Space.com, misioni Artemis 2, aktualisht i planifikuar për në vitin 2024, do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje.  Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA shpreson të dërgojë njerëzit në Hënë me misionin Artemis 3.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 26/08/2022 26/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!
14:06 -04/06/2026
Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?