KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Zgjedhjet e reja të panevojshme, synohet konsensus për presidentin
Politikë

Nagavci: Zgjedhjet e reja të panevojshme, synohet konsensus për presidentin

Kosova News
Kosova News 15:09 -27/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se për ditët që i kanë në dispozicion do të intensifikojnë takimet dhe bisedat.

Kjo, për shkak që siç ka thënë Nagavci, janë të interesuar që t’i shmangin zgjedhjet.

Sipas saj, zgjedhjet e reja jo vetëm që janë të panevojshme, por nuk do të sillnin asnjë rezultat të ri.
“Është ashtu siç jeni në njohuri, propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur për të iniciuar procedurën dhe pasi nuk kishim asnjë propozim tjetër nga PDK, të cilët kërkonin që të bënim propozimet e tyre, gjithsesi kishim miratimin e lëvizjes për mbështetje të kandidatëve të tyre, ndonëse akoma edhe sot ne nuk e dimë për çfarë emrash specifikë bëhet fjalë ose kënd kanë pasur në mendje. Ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë specifikë nga LDK-ja për marrëveshje politike të cilës i janë referuar. Gjithsesi, ne kemi iniciuar procedurën, tashmë kemi dy kandidatë. Seanca ka filluar, por nuk konsiderohet që kemi filluar edhe në fazën e parë, pra në momentin kur të kemi 80 deputetë në sallë të cilët marrin pjesë edhe vendosin votat e tyre në kuti, ne mund të dimë se si po vazhdojmë tutje. Ndërkohë që ditët e mbetura natyrisht do të intensifikohen takimet edhe bisedat, sepse si Lëvizje jemi tejet të interesuar që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja, sepse besoj që mundësitë janë, gjasat janë reale edhe është e nevojshme, pothuajse e domosdoshme që ne të zgjedhim presidentin, sepse edhe një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë të panevojshme e të padrejta, por nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”, ka thënë Nagavci.

E, pyetur se a do të vazhdojnë t’i propozojnë kandidatët e njëjtë për president si në seancën e  kaluar, Nagavci ka thënë se nuk mund ta konfirmon një gjë të tillë.

 “Nuk mund të konfirmoj diçka të tillë që tani, për shkak se do të vazhdojnë bisedat. Unë besoj dhe pres që liderët e dy partive të tjera më të mëdha, por nga ana tjetër pres edhe të gjithë deputetët të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, që të kryejnë detyrën e tyre në funksion të zgjidhjes së problemit dhe zgjedhjes së presidentit”, është shprehur ajo.

Por, ka deklaruar se pret nga PDK-ja dhe LDK-ja të jenë të hapur dhe transparentë, duke shtuar se nuk mund të pritet nga Vetëvendosja që t’i tërheq emrat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut për president, derisa nuk ka emra të tjera për të cilët do të mund të diskutonin.

 “Tani ky është një konstatim i juaji, sepse sikurse jemi dëshmitarë të gjithë, ne nuk kemi pasur asnjë propozim tjetër. Pra nuk mund të prisni nga Lëvizja që ne sot të themi se do t’i tërheqim kandidatët tanë, ndërkohë që nuk është dëgjuar asnjë emër tjetër i përveçëm për të cilin ne do të mund të diskutonim e të bisedonim. Pra, unë pres që siç e thashë, edhe krerët e dy partive të tjera politike, të PDK-së edhe të LDK-së, përveç pjesëmarrjes në takime, të jenë të hapur e transparentë edhe me qytetarët. Pra, cilat specifikisht do të mund të ishin kërkesat e tyre, cilat do të mund të ishin pritshmëritë e tyre nga Lëvizja dhe për çfarë ne duhet të diskutojmë specifikisht në mënyrë që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja. Por sot që po flasim, kur nuk kemi asnjë emër, asnjë propozim, asnjë temë konkrete, çështje konkrete për bashkëpunim, ne nuk mund thjesht të themi se po tërhiqemi nga dy kandidatët tanë, të cilët sikurse jeni në njohuri, i kemi propozuar:
zëvendëskryeministrin Konjufca diku më pak se 30 orë përpara se të përfundonte afati formal për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që deputeten Kollçaku më pak se 3 orë përpara se të fillonte seanca. Pra, edhe kandidimi, nominimi i zonjës Kollçaku ka ardhur pikërisht në mënyrë që të mos përmbyllet jo-sukseshëm afati për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ndër të tjera Nagafci.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 27/03/2026 27/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?