KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, SBASHK-u nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim
Arsim

Nagavci: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, SBASHK-u nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim

Kosova News
Kosova News 12:49 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Arbërie Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se MASHT-i në koordinimit më Komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Tutje Nagavci ka shkruar edhe për Ligjin e ri për paga sipas të cilit mësimdhënësit e të gjitha niveleve pa përjashtim, janë trajtuar me kujdes të veçantë. Nagavci gjithashtu ka theksuar se paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor janë të paarsyeshme dhe nuk mund të cenojnë të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim.

Postimi i plotë i ministers Nagavci:

MASHTI në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Angazhimi ynë është shumë dimensional, në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, avancimin e infrastrukturës ligjore, që të kemi staf të kualifikuar, tekste cilësore, kabinete e laboratore, në mënyrë që t’i përmirësojmë rezultatet në arsim.

Ne jemi të përkushtuar dhe me plot vullnet për fillimin e vitit të ri mësimor. Të njëjtin vullnet e sheh kudo në të gjitha shkollat në vend. Falënderuese e mirënjohëse ndaj të gjithë mësimdhënësve që punojnë pa u lodhur për zhvillimin e gjeneratave të reja, për përkushtimin në klasë, përkushtimin për nxënës, pasionin për mësimdhënie.

Pagë dhe kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë. Ky premtim do të jetësohet me Ligjin e ri për paga. Mësimdhënësit tanë të të gjitha niveleve pa përjashtim, janë trajtuar me kujdes të veçantë. Jo neglizhim i mësimdhënësve dhe edukatoreve të nivelit parashkollor, por paga dhe kushte te punës së favorshme.

Përkundër gjithë punës sonë, mësimdhënësit janë epiqendra e reformës në arsim, andaj dhe ky rrugëtim i ynë është i përbashkët me ta.

Ristrukturimi i procesit të vlerësimit të performancës, licencimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve do t’i japin kuptim edhe rritjes në paga.

Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!

Jam shumë e bindur në përkushtimin e mësimdhënësve dhe përgjegjësinë që të njëjtit ndjejnë ndaj nxënësve. Sindikatat janë partneri ynë social, andaj dhe kemi shqyrtuar çdo kërkesë të tyre. Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit edhe më mirë sesa SBASHK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar, me ish-qeverinë, andaj edhe procesi mësimor s’bën të pengohet.

Kemi një rrugë të gjatë së bashku edhe këtë vit mësimor dhe sfidat nuk do të mungojnë. Çdo orë dhe ditë mësimore është përgjegjësi ndaj nxënësve për një shkollim më të mirë.

Gjithashtu lexoni:

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?