Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka përgëzuar mësimdhënësit që kanë filluar procesin mësimor.
Nagavci kërkon nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.
Ajo theksoi se në Projektligjin për paga, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit.
“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, shkroi Nagavci në Facebook.