Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetjen për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti apo presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Ajo ka thënë se votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të presidentit.
“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka ftuar të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.


