KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Këshilli i Evropës mbështet zgjerimin e bashkëpunimit në arsim
Arsim

Nagavci: Këshilli i Evropës mbështet zgjerimin e bashkëpunimit në arsim

Kosova News
Kosova News 17:39 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për vizitë zyrtare në Strasbourg të Francës me ftesë të Këshillit të Evropës (KiE) dhe përgjatë dy ditëve ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në këtë organizatë.

Gjatë takimeve është biseduar për punën e Këshillit të Evropës në fushën e arsimit, të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe për mbështetjen për arsimin në Kosovë.

Ministrja Nagavci është takuar me drejtorin e Drejtorisë për Pjesëmarrje Demokratike, Matiaz Gruden, shefin e Departamentit të Arsimit, Villano Qiriazi dhe shefen e Divizionit për Bashkëpunim dhe Ngritje të Kapaciteteve, Sarah Keating.

Në këtë takim, ministrja Nagavci ka folur për punën që po bëhet nga Qeveria e Kosovës për ngritjen e cilësisë në arsim përmes avancimit të politikave dhe veprimeve konkrete me qëllim të përmirësimit të gjendjes, veçanërisht sa i përket rritjes së pjesëmarrjes në arsim të fëmijëve nga grupet e cenueshme.

Ndërkaq, në takimin me shefen e Departamentit të Programeve, Delphine Freymann, dhe koordinatoren për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Katerina Markovova, është biseduar për programet e reja të Këshillit të Evropës dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit me Kosovën në fusha të tjera.

Po ashtu, ministrja Nagavci është informuar edhe për punën e Qendrës Evropiane për Gjuhët Bashkëkohore me seli në Graz, e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Evropës, nga zëvendësdrejtorja ekzekutive e kësaj Qendre, Susanna Slivensky. Në takim është theksuar rëndësia e shumëgjuhësisë dhe edukimit ndërkulturor, si dhe janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.

Në takimin me Mikael Poutiers, sekretar i Komitetit të palëve nënshkruese të Konventës së Lanzarotes, ministrja është informuar për punën e Këshillit të Evropës në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe bashkëpunimin në këtë drejtim.

Gjatë këtyre takimeve, ministrja Nagavci ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, së fundmi edhe projektin e përbashkët me Bashkimin Evropian, “Ndërtimi i kapaciteteve për Përfshirje në Arsim – INCLUDE”, i cili përkrahë përmirësimin e qasjes në arsim cilësor të nxënësve nga grupet e cënueshme në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Strasbourg, ministrja Nagavci ka vizituar edhe Shkollën Evropiane, ku mësimi zhvillohet në tri gjuhë dhe nxënësit aktualisht janë të 58 nacionaliteteve, ndërsa arritshmëria e nxënësve është shumë e lartë.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Nagavci ka marrë konfirmim nga zyrtarët e Këshillit të Evropës për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të bashkëpunimit në arsim, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

TAGGED: bashkepunimi, Keshilli, ministrja
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?