KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Kalendarin shkollor e nxjerr MAShTI dhe jo sindikatat, greva është hap ekstrem
Arsim

Nagavci: Kalendarin shkollor e nxjerr MAShTI dhe jo sindikatat, greva është hap ekstrem

Kosova News
Kosova News 16:35 -11/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës dhe  e Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar edhe një herë në lidhje me grevën në arsim.

Nagavci theksoi se është viti i tretë radhazi që java e dytë e shtatorit i gjen nxënësit në shtëpi.

“Në dy vitet e kaluara kjo ndodhi për shkak të pandemisë, e cila çrregulloi edhe procesin edukativo-arsimor, duke shkaktuar humbje të mëdha mësimore. Ndërkaq, këtë vit vonesa po ndodh për arsye që lehtësisht kanë mundur të shmangen, e që kanë rezultuar me humbjen e rreth 580 mijë orëve të mësimit në 7 ditët e grevës së organizuar nga BSPK dhe SBAShK”,tha Nagavci.

Ministrja tha se greva në formë të ndërprerjes së plotë të punës dhe pa kufizim kohor është hap ekstrem.

“Greva, në formë të ndërprerjes së plotë të punës dhe pa kufizim kohor është hap ekstrem që ndërmerret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk ka kurrfarë arsyeshmërie në kushtet kur Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat”, theksoi Nagavci.

Ministrja tha se kalendarin shkollor e nxjerrë Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e jo sindikatat dhe kësisoj duhet t’i përmbahen edhe mësimdhënësit, nxënësit e prindërit.

“Paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për moszëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Me këtë rast, më duhet të rikujtoj se kalendarin shkollor e nxjerrë MAShTI, e jo sindikatat, ndërsa të njëjtit duhet t’i përmbahen si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit dhe prindërit. Si Ministre, punonjëse e arsimit dhe qytetare e këtij vendi, kërkoj nga kryesia e SBAShK-ut që të reflektojë për situatën e krijuar dhe, bashkë me përfaqësuesit e degëve komunale, ta ftojë anëtarësinë e vet për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që është parakusht për zgjidhjen e problemeve komplekse në sektorin e arsimit”,shtoi ajo.

Në fund, ministrja Nagavci tha se arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë, për të cilën është obligim të punojnë të gjithë bashkë dhe të sigurohet një e ardhme e mirë për fëmijët.

Gjithashtu lexoni:

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

TAGGED: greva, kalendari mesimor, Nagavci, SBASHK
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?