KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Do të ofrojmë siguri në shkolla dhe do të mbrojmë fëmijët nga çdo dukuri negative
Arsim

Nagavci: Do të ofrojmë siguri në shkolla dhe do të mbrojmë fëmijët nga çdo dukuri negative

KosovaNewss
KosovaNewss 22:08 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka promovuar sot doracakun për mësimdhënës dhe profesionistë të arsimit “Mbrojtja e fëmijëve nga trafikimi – roli i shkollës”, i cili është përgatitur nga MAShTI dhe me përkrahje të Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se Ministria e Arsimit e ka parim kyç sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve nga çdo dukuri negative dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për ta.

Ministrja foli për rëndësinë e kësaj nisme, e cila synon ndërgjegjësimin e kuadrit arsimor për aspekte të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve në shkolla, ndërsa tha se ky doracak përfshin njohuri rreth mbrojtjes, si dhe metoda të reja për parandalimin e këtij fenomeni, si dhe për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar.

“Është detyrë parësore e jona si Ministri dhe Qeveri, por edhe e shoqërisë sonë në tërësi, që të bëjmë maksimumin për ndalimin e tyre”, tha ministrja Nagavci, ndërsa falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen.

Për rëndësinë e këtij doracaku folën edhe Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit me Njerëz, Blerim Gashani dhe zv.shefi i Këshillit të Evropës, Tankut Soykan, të cilët theksuan rolin e shkollës si rol kyç në betejën globale kundër trafikimit me njerëz, e ku targetohen edhe fëmijët.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

2 vjet burgim për vozitësin që i shkaktoi vdekjen një gruaje në komunikacion

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona

KosovaNewss 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?