KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme dhe duhet të raportohet
Arsim

Nagavci: Dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme dhe duhet të raportohet

Bekim Morina
Bekim Morina 21:56 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të aktiviteteve kundër dhunës në familje, ministret Nagavci dhe Haxhiu biseduan me nxënës të Komunës së Gjakovës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të aktiviteteve me të cilat po shënohet fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje” kanë qëndruar në Gjakovë, ku kanë bashkëbiseduar me nxënës të shkollës “Yll Morina” në Gjakovë dhe nxënës të shkollës “Hamëz Cena” në fshatin Demjan.

Me këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme dhe ajo duhet të raportohet.

Ajo tha se shkolla është vendi më i mirë ku mund të punohet në edukim dhe parandalim të dhunës.

Ministrja Nagavci porositi nxënësit që të raportojnë dhunën te mësimdhënësit dhe prindërit e tyre. Nagavci theksoi se, të gjithë bashkë duhet të kujdesemi që të respektohen të drejtat e secilit dhe të parandalohet dhuna, veçanërisht ajo ndaj grave dhe vajzave.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për veprimet që merr në vazhdimësi MAShTI, përfshirë fushata vetëdijësuese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës në baza gjinore.

Ndërsa, ministrja Albulena Haxhiu tha se raportimi i dhunës është obligim i secilit, sepse vetëm duke bashkëpunuar do të mund të minimizojmë dhunën dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë.

Ministret Nagavci dhe Haxhiu, gjatë ditës u takuan edhe me stafin e organizatës Medika Gjakova, ku biseduan për dhunën në baza gjinore dhe bashkëpunimin për parandalimin e saj.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën

Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat e mbeturinave paguhen te “Pastrimi”

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Presidentja Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale nuk caktohet sot

Bekim Morina 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunim për cilësi në arsim të lartë
10:20 -05/06/2025
Sveçla: Një prokuror që ka vullnet dhe guxim, duhet ta ftojë Përparim Ramën
09:52 -05/06/2025
Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
09:37 -05/06/2025
Zvicër: Një kosovar dëbohet, tentoi të punësohej me dokumente polake të falsifikuara
09:20 -05/06/2025
Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius
09:12 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?