Muzeu i ndërtuar në Shqipëri në vitet ‘80 për nder të diktatorit jetëgjatë komunist Enver Hoxha po shndërrohet në qendër trajnimi për kompjuterë për të rinjtë, për të hequr përfundimisht gjurmët e izolimit dhe shtypjes së vendit në të kaluarën.
Në ndërtesë dikur shfaqeshin gjëra personale dhe fotografi të mëdha të Hoxhës, i cili e bllokoi Shqipërinë me botën e jashtme me sundimin e ashpër stalinist për 40 vjet, duke zgjeruar shkrim-leximin dhe kujdesin shëndetësor, por duke lënë shumicën e shqiptarëve në varfëri të skajshme.
Tani ish-muzeu, i riprojektuar nga arkitekti holandez, Winy Maas, po përgatitet t’u bëjë nikoqirllëk qindra të rinjve shqiptarë për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim, si synim nxitës i Qeverisë për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.
Arkitektët e ndërtesës origjinale, ku përfshihet vajza e Hoxhës, Pranvera, e projektuan ndërtesën në formën e një piramide që të lartësonin udhëheqësin në stilin egjiptian, si një faraon.
Muzeu u përfundua në vitin 1988, tre vjet pasi Hoxha vdiq dhe dy vjet para se të shembej sundimi komunist, për t’i hapur rrugë demokracisë.
Leon Cika, një nga kuratorët e muzeut origjinal, ka thënë se në kohën kur u përfundua, po fillonin të shkatërroheshin regjimet e dominuara nga sovjetikët anembanë Evropës Lindore dhe se ai e kishte kuptuar se ky objekt do të provonte “lopatën e fundit në një monument të komunizmit” në Shqipëri.
Pas rrëzimit të anarkisë komuniste në vendin jugor të Ballkanit, pjesët që formonin ndërtesën si piramidë – të prezervuara në renovim – u përdorën nga fëmijët për të rrëshqitur në mungesë të hapësirës së lojërave.
E rinovuar, pamja e jashtme rrethore përbëhet nga shkallët që vizitorët vendas dhe të huaj i ngjisin për të fituar pamjen panoramike të kryeqytetit, Tiranës, e cila ka evoluar në një qytet modern dhe të zhurmshëm.
Interieri kubist paraqet ato që duken si komplete të kontejnerëve të cilët do të shërbejnë si klasa që ngrihen në disa kate në kupolën gjigante prej qelqi.
Shqiptarët ishin përplasur për vite të tëra në atë se si të përshtatnin ndërtesën në përputhje me demokracinë e tyre në zhvillim. Ishin ata që kërkonin të rrafshoheshin të hidhurat e trashëgimisë shtypëse të Hoxhës dhe të tjerë që donin ta ruanin atë si ikonë arkitekturore.
