Sot është anuluar konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së, për shkak të shkeljeve ligjore, kështu ka treguar Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e që sipas tij kërkesat e përgjithshme të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin.
Haxhiu tutje tha se njëjtë mund të anulohet edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, pasi këtë funksion mund ta ushtroj personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.
Lidhur me këtë, reagoi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi duke thënë se Haxhiu nuk i njeh ligjet.
“Deputeti Kamish nuk i njeh ligjet, Madje fort po dyshoj se e njeh edhe fizioterapinë… Dje tentonte të behej ekonomist, sot paska tentuar të bëhet jurist, por përsëri ja ka huq”
Ai tha se Haxhiu do duhej të pyste së paku ndonjë zyrtar ligjor në cilëndo ministri, dhe do ta kuptonte se nuk është nën kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë të anuloj konkurse. Ajo është kompentencë e DMZP, që është departament pjesë e MPB.
“Kamish, kur s’din duhet me pyet, nese s’pyet të paktën lexoje ligjin! Je deputet, dreqi e marrtë”, përfundoi Muzaqi.


