KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët
Politikë

Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

Kosova News
Kosova News 15:08 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

Mustafi, në një postim në Facebook, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin e shndërron në normë një praktikë diskriminuese dhe sistematike si pasivizimi i adresave, që ka në shënjestër shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, ky vendim është një shuplakë për të drejtat themelore të njeriut dhe një “dëshmi e fortë pse shqiptarët nuk kanë as besim, as arsye për t’i besuar drejtësisë së Serbisë”.

Mustafi thotë se pas viteve të punës së palodhshme në Austri, Safet Demiri vendosi të investojë në vendlindjen e tij, në Banjën e Sijarinës, duke ndërtuar një kompleks hotelerie. Gjë që rigjeneronte ekonomikisht këtë venbanim e do të krijonte mundësi të shumta pune për komunitetet në Medvegjë. Por ëndrra e tij u shkatërrua kur adresa e tij u pasivizua, duke ndaluar projektin dhe ekspozuar barrierat sistematike që përballen shqiptarët në Luginë.

“Adresën që dorëzuesi ka denoncuar nuk është qendra e aktiviteteve jetësore” (Адреса коју подносилац пријављује није центар његових животних активности), deklaruan autoritetet. Dhe Gjykata Kushtetuese, pa iu dridhur dora, e mbështeti këtë vendim duke deklaruar se “kufizimi i lirisë së vendbanimit ishte i justifikuar dhe proporcional për qëllim legjitim që dëshirohet të arrihet në një shoqëri demokratike”. Por pyetja mbetet: Cila shoqëri demokratike pasivizon adresat? Cila shoqëri demokratike diskriminon? Dhe në cilën shoqëri demokratike krijojnë pengesa për qytetarët që duan të kontribuojnë për vendin e tyre? Kjo nuk është asgjë tjetër, përveç një mekanizëm i padrejtë që dëmton zhvillimin dhe thellon diskriminimin sistematik”, shkruan Mustafi.

Më shumë se 6,000 shqiptarë u janë pasivizuar adresat, sipas raporteve të OJQ-ve. Çdo rast përfaqëson një përpjekje për t’i privuar shqiptarët nga identiteti dhe ekzistenca juridike. “Lëvizja e lirë nuk është apsolute”, argumentojnë gjykatat, por kur kjo justifikon përjashtimin dhe jo barazinë, si metodë perfide e shtypjes për të mohur.

“Historia e Safet Demirit është rikujtim se aparteidi ndaj shqiptarëve të Luginës është i përligjur, se “spastrimi etnik me mjete administrative” është metodë, se Serbia shqiptarët nuk i do as edhe kur investojnë për zhvillim, se qëllimi është i qartë – vatra pa shqiptarët nuk është vend i tyne, se liria – barazi e drejtësia  janë të pa arritshme për Safetin e mbi 6 mijë safeta tjerë  në heshtje. Por, njëkohësisht është edhe thirrje për ndërgjegjësimin ndërkombëtar. Serbia po i largon shqiptarët nga trojet e tyre jo vetëm me forcë, por me politika të paramenduara e të fshehta. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është represion”, shkruan Mustafi në Facebook

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha

Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës

Gucati paralajmëron protestë të jashtzakonshme më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut, Qëndrim Kryeziut, Emilja Rexhepit dhe Listës Serbe

Mos funksionimi i Kuvendit – Kosova afër t’i humbasë 40 milionë euro të BE-së

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja
21:27 -01/07/2026
Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha
21:01 -01/07/2026
OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale
20:54 -01/07/2026
Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Anglia e mposht Kongon, shkëlqen Harry Kane
20:32 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?