KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafi pas takimit me Osmanin: Shqiptarët të regjistrohen, Serbia po synon ta zhdukë numrin e saktë
Ekonomi

Mustafi pas takimit me Osmanin: Shqiptarët të regjistrohen, Serbia po synon ta zhdukë numrin e saktë

Kosova News
Kosova News 16:45 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka ftuar qytetarët e kësaj ane që t’i bashkohen procesit të regjistrimit të popullsisë, proces ky i nisur më 1 tetor dhe që do të përfundojë në fund të muajit.

Këtë deklarim ai i bëri pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, e cila i takoi liderët institucional dhe përfaqësues politik nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Mustafi tha se ky proces është tejet i rëndësishëm për shqiptarët në Luginë, teksa shpalosi disa mangësi në Medvegjë.

“Ky ishte takimi i parë që Osmani na kishte ftuar në këtë format, ku ishin prezentë të gjithë udhëheqësit politikë të Luginë së Preshevës, me të cilët diskutuam bashkërisht për çështjet aktuale në të cilën gjendet Lugina, me theks të veçantë sa i përket regjistrimit të popullsisë në Luginë të Preshevës. Ajo që është e vërteta, që në Preshevë dhe Bujanoc regjistrimi i popullsisë është duke shkuar sipas ritmeve dhe dinamikeve së vet, përderisa ka disa mangësi në Medvegjë”, tha ai, teksa ftoi të gjithë shqiptarët e asaj ane që të regjistrohen, duke thënë se ky regjistrim mund ta nxjerrë numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Mustafi ka folur edhe për numrin e regjistruesve në Luginë, duke thënë se vetëm tre shqiptarë janë në Medvegjë, duke punuar në këtë drejtim.

“Është pak më komplekse sesa mendoni çështjen e regjistrimit në Medvegjë dhe madje në Luginë të Preshevës. Ne kemi afro 90 regjistrues në Bujanoc, 78 në Preshevë e në Medvegjë kemi 21 regjistrues. Prej tyre, 3 janë shqiptarë, problemi është që janë vendosur në vendbanime të serbëve dhe nuk ishin vendosur aty ku ka shqiptarë, dhe madje kanë arritur që të kenë edhe asistentë sa i përket këtij procesi. Ka probleme edhe të karakterit softuerik i cili është i kompleksuar, por ajo që na bën besimplotë për të vazhduar më tutje në këtë proces, është që ky proces monitorohet nga Eurostatit e është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, e madje ne kemi adresuar të gjitha këto çështje edhe ambasadës së BE-së dhe OSBE-së”, u shpreh Mustafi.

Përfaqësuesi politikë i shqiptarëve, ka thënë se mbi 5 mijë qytetarë janë regjistruar në Medvegjë, mbi 50 mijë në Preshevë, ndërsa në Bujanoc janë regjistruar deri më tani afër 48 mijë qytetarë.

“Në Medvegjë janë regjistruar 5708 qytetarë, prej tyre sa janë shqiptarë është problem të dihet për shkak se një numër i konsiderueshëm i vendbanimeve është i përzier shqiptarë e serb, përderisa në Preshevë janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë dhe në Bujanoc janë afro 48 mijë. Jam shumë besimplotë se numri i shqiptarëve nuk është 5809 shqiptarë sa kanë qenë në regjistrat e Serbisë, dhe kjo po e dëshmon se qasja e Serbisë ka qenë në kundërshtim me normat civilizuese e të drejtës ndërkombëtare, e që shqiptarët e Luginës do të kërkojnë më shumë shërbime për të realizuar të drejtën e tyre të cilat i takojnë, jo vetëm me konventat ndërkombëtare por edhe me ligjet pozitive të cilat janë në Serbi”, tha në fund Mustafi.

Osmani: Shqiptarët nga Lugina t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

ATK-ja brenda gjashtë muajve inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë

Kosova News 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore
09:51 -11/07/2025
Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?