KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafa reagon për zhvillimet në LDK: Çështjet zgjidhen në organet vendimmarrëse, jo përmes tifozllëkut
Politikë

Mustafa reagon për zhvillimet në LDK: Çështjet zgjidhen në organet vendimmarrëse, jo përmes tifozllëkut

Kosova News
Kosova News 15:31 -29/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se nuk ka dashur të involvohet në debatet publike rreth rezultatit zgjedhor, dorëheqjeve apo emrave konkretë për udhëheqjen e LDK-së.

Në një reagim publik, Mustafa tha se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe duhet të trajtohet brenda strukturave vendimmarrëse të partisë.

“Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje etike, nuk është çështje e testimit dhe liçencimit. Se kjo zgjidhet në organet vendimmarrëse të LDK-së; jo në deklarimet e ndonjë dege, të ndonjë simpatizanti, josimpatizanti apo të ndonjë debutueseje boshe se kush duhet të shkojë e kush jo nga LDK”, ka shkruar Mustafa.

ADVERTISING

Ai ka kritikuar qasjet që sipas tij e deformojnë demokracinë e brendshme të partisë dhe rrezikojnë përçarjen.

“Në LDK problemet më së paku mund të zgjidhen me tifozllëk, andaj format e tilla të propagandës e deformojnë demokracinë dhe mund ta bëjnë Kuvendin e thirrur arenë të përçarjeve, që nuk i nevojitet LDK-së, e cila akoma nuk është shëruar nga një Kuvend i tillë i para njëzet viteve”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka theksuar se LDK ka potencial për t’u ringritur dhe se partia nuk duhet të reduktohet në emra të veçantë.

“LDK nuk meriton epitafe. Ata që e duan duhet ta duan me besim të plotë se LDK ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai ka shtuar se përjashtim nga identifikimi me individë bën vetëm themeluesi historik i LDK-së.

“Duhet ta kuptojnë se LDK qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë”, ka shkruar Mustafa.

Duke folur për rolin e Kuvendit të LDK-së, Mustafa ka theksuar se ai duhet të riafirmojë orientimin ideologjik dhe politik të partisë.

“Kuvendi si organi më i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës do duhej të sigurojë se LDK nuk është parti as e vjetër as e re por parti që zhvillohet mbi bazat e përcaktuara 36 vite më parë me aktin themelues të saj si parti konzervatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik”.

Ai ka nënvizuar se LDK nuk duhet të shndërrohet në një mjet për interesa të tjera politike. Në fund, Mustafa ka bërë thirrje për unitet dhe reforma gjithëpërfshirëse brenda partisë.

“LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues”, tha Mustafa, duke shtuar se Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë duke vlerësuar se çfarë është e dobishme për rritjen dhe progresin e LDK-së, për forcimin e unitetit të brendshëm të saj, për ofrimin e veprimtarëve dhe veprimtareve, sepse asnjë njeri në LDK nuk është i tepërt. /Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 29/01/2026 29/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?