KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafa: Po shfrytëzohet dialogu për ta kushtëzuar liberalizimin e vizave
Politikë

Mustafa: Po shfrytëzohet dialogu për ta kushtëzuar liberalizimin e vizave

Kosova News
Kosova News 10:47 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave do të përmbyllej në vitin 2016 nëse atëherë ratifikohej marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.

Sipas Mustafës, kriteret e reja të vendosura nga Franca kanë qenë të pritshme, për faktin se ka humbur momentumi.

“Në fakt as demarkacioni nuk ka qenë kusht që e kanë pasur vendet tjera, mirëpo është shfrytëzuar rasti meqenëse është parë interesi i përgjithshëm jo vetëm i Kosovës por edhe i stabilitetit në rajon, që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s dhe nuk ishte preferencë që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s nëse nuk i ka rregulluar të gjitha çështjet kufitare me fqinjët, prandaj ka qenë ajo kërkesë që ta bëjmë ratifikimin e marrëveshjes dhe ta marrim liberalizimin”, ka thënë Mustafa.

“Kemi mundur ta marrim në vitin 2016, nuk ka pasur vullnet politik nga opozita i cili po shihet edhe tani, dhe jemi dëmtuar atëherë. Tani ka qenë e pritshme që nëse futemi në këtë fazë do të kemi probleme”.

Mustafa ka shtuar se liberalizimi i vizave po kushtëzohet me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

“Tani kemi ardhur në atë situatë në të cilën na u është tërhequr vërejtja edhe atëherë dhe jemi paralajmëruar se nëse nuk e bëjmë punën në vitin 2016 dhe futemi në zonën e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe të zgjedhjeve të disa shteteve tjera, do të kemi probleme. Tani kjo çështje është hapur, ka qenë e pritshme të hapet sepse jemi në fazën e dialogut dhe tani po shfrytëzohet dialogu për të kushtëzuar sipas meje liberalizimin e vizave me kushtet e reja. Është jokorrekte sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe unë pres që në këtë formë do të kushtëzohemi edhe më tutje përderisa nuk bëhet një marrëveshje”, u shpreh Mustafa.

Mustafa ka thënë se edhe vetë qytetarët duhet t’i bartin pasojat, pasi sipas tij me votën e tyre i kanë sjellë në pushtet kundërshtuesit e liberalizimit të vizave.

“…qytetarët ua kanë dhënë votën atyre që atëherë e kanë penguar liberalizimin e vizave, atyre që kanë sjellë gaz lotsjellës, bomba molotovi etj, pra qytetarët janë solidarizuar me veprimet e tilla me vetë faktin se i kanë votuar. Prandaj edhe ne si qytetarë duhet t’i bartim pasojat e ndërgjegjes sonë dhe të sjelljes tonë. Është keq, edhe për mua nuk është e kënaqshme që po e them këtë, mirëpo vërtetë kemi ardhur në një situatë që ne tani po i paguajmë dëmin që iu është shkaktuar vendit më përpara”, u shpreh ai./eo/

Gjithashtu lexoni:

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TAGGED: isa mustafa
Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?